Ky event mbështet programin OriginAL, një nismë unike që lidh të rinjtë shqiptarë të diasporës me vendet e tyre të origjinës – Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Përmes një udhëtimi përjetues dy-javor, OriginAL i mundëson pjesëmarrësve të rilidhen me historinë, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar. Deri më sot, programi ka përfshirë 236 të rinj nga 25 shtete, duke gjeneruar ndikim të thellë personal dhe komunitar.
GERMIN është organizata që fuqizon dhe lidh shqiptarët anembanë botës, duke mobilizuar burimet e diasporës për të mbështetur zhvillimin e vendeve tona të origjinës – www.germin.org.
Mbrëmja do të kulmojë me një fjalim frymëzues nga Lorik Cana, një prej figurave më të respektuara shqiptare, si dhe me praninë e personaliteteve të njohura nga diaspora shqiptare në Zvicër. Atmosfera do të pasurohet nga performanca muzikore e Arjeta Zuta, e shoqëruar me piano nga Leutrim Aliji.
Të ardhurat nga biletat të cilat do të shkojnë 100% në mbështetje të programit OriginAL.